Pamjet e siguruara gjatë protestës tregojnë momentin kur efektivët e Policisë përdorin gaz lotsjellës pranë selisë së Partisë Demokratike, ku ishin futur një pjesë e protestuesve pas tensioneve të regjistruara në kryeqytet. Ngjarja vjen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Në reagimin e saj zyrtar, Policia e Shtetit pretendoi se efektivët ishin sulmuar me molotovë nga persona të maskuar, të cilët më pas ishin futur në ambientet e jashtme të selisë së PD-së.
Sipas policisë, përdorimi i gazit lotsjellës ishte përgjigje ndaj sulmit të pretenduar me molotovë. Top Channel

