Ndërsa parlamenti po zhvillon punimet sot në 17 shtator, jashtë sallës së Kuvendit vijon protesta e qytetarëve kundër qeverisë. Një përleshje e ashpër u regjistrua mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit thanë se është e padëgjuar, që efektivët përplasen me vajza. “Nuk keni turp, përplaseni me vajza”, thanë disa nga personat e pranishëm në tubim. Policia ka bërë thirrje herë pas here me megafon që të lirohet rruga, sepse pengimi i rrugëve përbën vepër penale.
Po me megafon, protestuesit janë përgjigjur, duke thënë se vjedhja e fondeve publike është vepër penale akoma më e rëndë dhe që dëmton të gjithë shoqërinë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 110 protesta
