Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin panoramik Elbasan-Tiranë, shkrumbohet plotësisht


Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në tunelin panoramik në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar alarm dhe ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në tunelin panoramik në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar alarm dhe ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët. Nga të dhënat paraprake, zjarri ka përfshirë automjetin, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së flakëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb