Lajme Zone
VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina në Elbasan, qytetarët vrapojnë të panikosur: Dëgjuam shpërthim
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina në Elbasan, qytetarët vrapojnë të panikosur: Dëgjuam shpërthim

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Siç shihet edhe në pamjet, disa prej tyre vrapojnë për t’u larguar nga zona, nga frika se mjeti në flakë mund të shpërthente.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se tymi po përhapet kudo, teksa zjarrfikëse po ndërhyjnë. Qytetarët kanë dëgjuar edhe një shpërthim përpara zjarrit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin. Top Channel