Lajme Zone
VIDEO/ “Për Enverin yll e dritë…”, Biblioteka e Lushnjës përgënjeshtron lajmin e Saimir Korreshit: Ja si qëndron e vërteta
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ “Për Enverin yll e dritë…”, Biblioteka e Lushnjës përgënjeshtron lajmin e Saimir Korreshit: Ja si qëndron e vërteta

Biblioteka e Lushnjës ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, duke deklaruar se pamjet nga aktiviteti janë interpretuar jashtë kontekstit.

Biblioteka e Lushnjës ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, duke deklaruar se pamjet nga aktiviteti janë interpretuar jashtë kontekstit. Në materialin e publikuar, pedagogia tregon një episod nga fëmijëria e saj, në periudhën kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Ajo tregon se ishte nxënëse e shkëlqyer dhe se, pavarësisht biografisë së keqe familjare, prezantonte dhe recitonte poezi në aktivitetet e shkollës.

Sipas rrëfimit të saj, pas vdekjes së diktatorit ajo duhej të recitonte një poezi. Babai i saj, i cili kishte pasur babanë të vrarë nga diktatura, e ndihmoi në përgatitjen e poezisë.

Ajo shpjegon se e kishte mësuar poezinë përmendësh dhe se kishte frikë se një paraqitje e keqe mund të sillte pasoja për babain e saj, përfshirë rrezikun e burgosjes. “Kur isha në 8-vjeçare, vdiq diktatori. Unë isha nxënësja më e mirë, megjithëse isha me biografi të keqe. I prezantoja, dilja para shkollës për të thënë poezi të bukura, falë babit që më ndihmonte në letërsi. Vdiq diktatori dhe duhet të isha më e mira në poezi të bukur. Babi që kishte babanë të vrarë nga diktatori duhet të më ndihmonte, vetë nuk ia dilja dot. Bëri një poezi që unë isha e tmerruar, duhet ta thoja mësoja shumë mirë përmendësh, se mund të merrja figurë të keqe dhe mund ta fusnin në burg babin. Unë duhet të isha ajo që duhet të shkëlqente. E mbaj mend edhe sot këtë poezi, po të doni mund t’ua them. Kuptoni metaforat dhe forcat e mendimit”, deklaroi ajo.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi raportoi më parë se në këtë ngjarje të administruar nga Bashkia është duartrokitur dhe është kënduar për diktatorin, me vargjet: “Për Enverin yll e dritë… Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”. E gjithë kjo ngjarje, mësohet se është zhvilluar në prani të kryetares së Bashkisë, Eriselda Sefa, e cila ka marrë edhe fjalën. “Për Enverin yll e dritë… Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”/ Korreshi ndan videon nga Lushnja: U glorifikua diktatori brenda muzeut

Politikë Top Channel