Lajme Zone
Video/ Pas stadiumit 'Air Albania', thirrjet kundër Ramës edhe në Akademinë e Arteve: Jepe dorëheqjen!
PolitikëPolitiko

Video/ Pas stadiumit 'Air Albania', thirrjet kundër Ramës edhe në Akademinë e Arteve: Jepe dorëheqjen!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga një koncert i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Akademinë e Arteve. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë pamjet nga aktiviteti, ku dëgjohen spektatorët thërrasin njëzëri gjatë koncertit: “Rama, jep dorëheqjen!”. “Mbrëmë në koncert në Akademinë e Arteve me thirrjen ‘Rama jepe dorëheqjen’!”, shkruan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga një koncert i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Akademinë e Arteve. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë pamjet nga aktiviteti, ku dëgjohen spektatorët thërrasin njëzëri gjatë koncertit: “Rama, jep dorëheqjen!”.

“Mbrëmë në koncert në Akademinë e Arteve me thirrjen ‘Rama jepe dorëheqjen’!”, shkruan Berisha në postimin e tij. Thirrje të ngjashme kundër kryeministrit Edi Rama u dëgjuan edhe pak ditë më parë në stadiumin ‘Air Albania’, gjatë ndeshjes Shqipëri–Finlandë, ku nga tribunat u brohorit ‘Rama ik, jep dorëheqjen!’. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm