Lajme Zone
VIDEO/ Pas incidenteve në parlament të enjten, Ervin Hoxha bën “paqe” me kolegët demokratë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Pas incidenteve në parlament të enjten, Ervin Hoxha bën “paqe” me kolegët demokratë

Deputeti socialist Ervin Hoxha duket se ka bërë “paqe” me kolegët demokratë pas përplasjeve fizik gjatë seancës plenare të javës së kaluar.

Deputeti socialist Ervin Hoxha duket se ka bërë “paqe” me kolegët demokratë pas përplasjeve fizik gjatë seancës plenare të javës së kaluar. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, ish-ministri Ervin Hoxha është parë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit duke biseduar me tre kolegë demokratë, Luçiano Boçin, Luan Baçin dhe Xhelal Mziun.

Kujtojmë se të enjten e javës së kaluar gjatë seancës plenare, e cila ishte e para pas protestave të dhunshme në kryeqytet, pati tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës që agravuan deri në përplasje fizike, pasi këta të fundit donin që në seancë të flitej vetëm për protestat në kryeqytet.

Hoxha konkretisht pati përplasje fizike me deputetin e Partisë Demokratike në Korçë, Fidel Krekën, kur ky i fundit e shtyu dhe e goditi me kartonin e votimit. Top Channel