Një grup protestuesish kanë sulmuar mbrëmjen e sotme kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, i cili ishte ulur për kafe në një nga lokalet pranë stadiumit ‘Air Albania’. ‘O hajdut, Taulant Balla o kriminel’ bërtisnin protestuesit, teksa deputeti socialist, i cili mbante edhe një kapene në kokë, ngrihet dhe largohet nga kafeneja dhe futet në një dyqan të qendrës tregtare për t’iu fshehur protestuesve. LEXO edhe...Preç Zogaj: Në Shqipërinë e sotme ‘revolucioni’ ka emrin pjesëmarrje dhe alternativë Ndërkohë pak minuta më pas, Balla teksa ka postuar një fotografi nga tubimi në Tiranë, ku duket një pjesëmarrje e ulët e protestuesve, ka ‘thumbuar’ protestuesit, të cilët i ka quajtur ‘të dëshpëruar’ që bërtasin rrugëve si pijanikët. Balla teksa i quan protestuesit ‘sorra’ u thotë atyre që të mos dalin më në protesta sepse ‘nuk ju ka kush në refene’. “Janë aq të dëshpëruar saqë bërtasin rrugëve si pijanikët pasi kanë tejkaluar sasinë e alkolit. O sorra mjaft se nuk ju ka kush në refene!”, ka shkruar Balla. Foto e publikuar nga Balla R.Xh/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise taulant balla Tirane Komento Komente Borsh: 15/09/2026 22:09 Koke katrori ditet te numeruara i ka me i shku Erjon Veliajt komshi Përgjigju Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28.7% Të gabuar 65.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 1379 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
