Thunberg i bashkohet protestës Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” kundërshtojnë edhe opozitën tradicionale. Pas përplasjeve me Policinë para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit. Aktivistja Greta Thunberg ka publikuar një mesazh solidariteti nga Tirana. Qytetarët dhe të rinjtë janë rikthyer edhe sot në protestë në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj klasës politike që ka drejtuar vendin gjatë dekadave të fundit.
Tubimi është shoqëruar sërish me tensione përpara Kryeministrisë, ku forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të mos lejuar qëndrimin e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivë të FNSH-së dhe të forcës “Shqiponja” kanë krijuar një kordon policor, duke i shtyrë protestuesit drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit. Gjatë ndërhyrjes janë raportuar edhe shoqërime me forcë të disa qytetarëve.
Protestuesit e kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke këmbëngulur se tubimi i tyre është paqësor dhe se autoritetet janë njoftuar për zhvillimin e tij. Ata e cilësojnë të pajustifikuar pengimin e protestës në bulevard dhe kundërshtojnë aktin normativ të qeverisë që, sipas tyre, po përdoret nga Policia për t'i larguar.
Pas tensioneve përpara selisë së qeverisë, qytetarët nuk e kanë ndërprerë protestën, por kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, në drejtim të zonës së “Vasil Shantos”.
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kanë kërkuar jo vetëm largimin e kreut të qeverisë, por edhe ndryshimin e klasës politike.
Marshimi ka vijuar mes automjeteve në qarkullim, ndërsa disa drejtues mjetesh u kanë rënë borive në shenjë mbështetjeje për protestuesit.
Ndryshe nga momentet e tensionit para Kryeministrisë, gjatë marshimit në rrugët e Tiranës situata është paraqitur e qetë.
Protestës i është bashkuar edhe aktivistja ndërkombëtare për klimën, Greta Thunberg, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një video nga Tirana, duke shprehur solidaritet me lëvizjen e protestuesve, të njohur si “Revolucioni Flamingo”.
Në mesazhin e saj, Thunberg e cilëson këtë si ditën e 173-të të protestës së pandërprerë dhe vlerëson qëndresën e qytetarëve shqiptarë kundër shkatërrimit të natyrës, korrupsionit dhe asaj që ajo e përshkruan si dhunë shtetërore ndaj protestuesve.
“Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit”, shprehet Thunberg në videon e publikuar. View this post on Instagram A post shared by Greta Thunberg (@gretathunberg) Aktivistja ka kritikuar edhe mënyrën se si autoritetet kanë reaguar ndaj tubimeve.
“Vetëm duke ushtruar të drejtat e tyre themelore dhe lirinë për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe shtypje të paprecedentë nga Policia dhe shteti”, deklaron ajo.
Në përfundim, Thunberg thekson se bota po ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe shpreh solidaritet me lëvizjen.
“Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh”, shprehet aktivistja.
Pavarësisht ndërhyrjeve të përsëritura të Policisë përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar mobilizimin dhe marshimin në rrugët e Tiranës, duke mbajtur në qendër të kërkesave dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.thunberg protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Sërish tensione para Kryeministrisë, Policia rrethon protestuesit dhe i largon me forcë nga bulevardi 19 Nëntor 2026, 18:4018:40Aktualitet I gjithë Peqini një “5D” e madhe/ Zyrtarët e bashkisë dhe një mësues që u bënë pronarë tenderash 19 Nëntor 2026, 18:3418:34Aktualitet Përplasje për pagat e magjistratëve/ 6 ish-anëtarë të KPA-së kundërshtojnë ligjin në Kushtetuese 19 Nëntor 2026, 14:4814:48Aktualitet Vjedhja e 700 mijë eurove dhe dyshimet për grup kriminal, Klodiana Lala: Pse dosja shkoi në SPAK 19 Nëntor 2026, 13:5713:57Aktualitet Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, orari dhe segmenti ku ndërpritet qarkullimi 19 Nëntor 2026, 13:5513:55Aktualitet Thellohet skandali te Posta, 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut; gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë të vjetra 19 Nëntor 2026, 13:4313:43Aktualitet

