Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

VIDEO/ Nga shpejtësia te alkooli, mbi 3 mijë gjoba në 48 orë nga Policia e Tiranës


Tiranë – Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë 48 orëve të fundit, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe rritjen e sigurisë publike dhe rrugore.

Tiranë – Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë 48 orëve të fundit, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe rritjen e sigurisë publike dhe rrugore.

Kontrollet janë zhvilluar në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit nga Forca e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë.

Fokusi ka qenë evidentimi i armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapja e personave në kërkim, si dhe kontrolli i automjeteve luksoze, të blinduara, me xhama të errësuar tej normave të lejuara apo me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve janë verifikuar 131 automjete dhe 213 shtetas, ndërsa 5 persona dhe automjete janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për verifikime të mëtejshme.

Gjithashtu, 7 shtetas janë arrestuar/proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim pa leje drejtimi apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të kontrolleve janë vendosur gjithsej 3012 masa administrative për shkelje të ndryshme, përfshirë drejtimin nën efektin e alkoolit, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit, xhamat e zinj të riveshur, mosdhënien e përparësisë dhe parakalimet e gabuara.

Po ashtu, 34 mjete janë bllokuar, ndërsa janë tërhequr 9 leje qarkullimi.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me synim rritjen e sigurisë publike dhe rrugore, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe garantimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaTiranë