Neymar u shfaq në një rol krejt tjetër këtë javë, larg fushës së futbollit. Sulmuesi brazilian mori pjesë në shfaqjen e baletit të vajzës së tij, Mavie, në Santos, dhe përfi duke kërcyer në skenë bashkë me baballarët e tjerë.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, futbollisti shihet duke ndjekur koreografinë përballë balerinave të vogla. Ai përpiqet të imitojë hapat e tyre, duartroket dhe qesh, ndërsa atmosfera kthehet në një prej atyre momenteve familjare që rrallë shihen nga afër në jetën e një prej futbollistëve më të njohur të Brazilit.
Por pjesa më e veçantë e mbrëmjes erdhi përpara se Neymar të ngjitej në skenë. Duke parë vajzën e tij dyvjeçare gjatë performancës, ai nuk i mbajti dot lotët.
Më pas, Neymar shpjegoi emocionin në rrjetet sociale. “Gjithmonë kam dashur të jem baba i një vajze. Ky moment ishte shumë i veçantë. Ishte shfaqja e parë që shkova ta shihja”, shkroi ai. Shfaqja ishte pjesë e një aktiviteti të organizuar për Ditën e Baballarëve. Në një tjetër video, Neymar shihet duke kërcyer bashkë me baballarët e tjerë, ndërsa vajzat e vogla ndjekin koreografinë përballë tyre.
Momenti u shpërnda me shpejtësi në mediat sociale. Për Neymarin, i cili zakonisht shihet me topin në këmbë, kjo ishte një nga ato paraqitje ku rezultati nuk kishte rëndësi. Në fund të skenës nuk kishte rezultat apo tifozë, vetëm vajza e tij dhe një baba që përpiqej të ndiqte hapat e baletit. Neymar bailando en la presentación de ballet de su hija Mavie. ????????????????¿Cómo lo ves a Ney? pic.twitter.com/2Kc1hVmuE8
— TyC Sports (@TyCSports) August 17, 2026

