Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen


Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës.

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit. Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Shqipëria po bën revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”. Sot shënohen 108 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë, një revoltë që ka vijuar për më shumë se tre muaj dhe që protestuesit e konsiderojnë si një nga protestat më të gjata të zhvilluara në vend. Qytetarët shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Në tubim nuk kanë munguar as kritikat ndaj opozitës, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje edhe SPAK-ut që të vijojë hetimet dhe të vendosë para drejtësisë zyrtarët që ata i akuzojnë për korrupsion. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb