Pas një marshimi në rrugët e Tiranës është mbyllur edhe protesta e 55 e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Edhe sot qytetarët kanë përsëritur sloganet: “Edi Rama ka maru”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “qeveri e krimit!”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”. Dita e sotme ishte me pjesëmarrje masive të qytetarëve të cilët theksuan se nuk do të ndalen dhe se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit.
Fjala e mbajtur e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme, (24 korrik 2026) të zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, ka shtuar edhe më shumë revoltën e shqiptarëve, të cilët nga sheshi para Kryeministrisë në protestën e 55 dhanë një mesazh të qartë: “Nuk ua japin besën Edi Ramën. Kërkesa për dorëheqjen është e panegociueshme”. Në përfundim të mbylljes së protestës, aktivisti bëri thirrje që në çdo datë që do të ketë seancë në Kuvend, qytetarët të organizohen për protestë.
“Futuni te faqja e Parlamentit, për të qenë koherent për çdo datë, Sa herë të ketë parlament të jemi aty”, u shpreh aktivisti Visuar Dalipi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
