Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i shoqëruar nga një efektiv policie. Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca ndaj ish-ministrit u shty për në 10 nëntor, pasi i pranishëm në seancë nuk ka qenë asnjë nga dy avokatët e zotit Beqaj. Beqaj ka deklaruar se avokatët e tij prisnin një vendim mbledhje të Dhomës së Avokatisë, për të ditur si do të veprohet pas vendimit të Apelit Administrativ për pezullimin e bojkotit. Kujtojmë se Beqaj u arrestua në 4 korrik të vitit 2024 dhe u lirua pas caktimit të masës ‘arrest shtëpie’ më 31 korrik të këtij viti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ilir Beqaj
