Lajme Zone
VIDEO/ Momenti historik në New Jersey! Trump i dorëzon trofeun Rodrit, Spanja shpërthen në festë pas triumfit të madh në Botëror
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Momenti historik në New Jersey! Trump i dorëzon trofeun Rodrit, Spanja shpërthen në festë pas triumfit të madh në Botëror

Spanja ka nisur festën e madhe pas triumfit në Kupën e Botës 2026, me momentin më simbolik të ceremonisë që erdhi kur trofeu iu dorëzua kapitenit Rodri.

Spanja ka nisur festën e madhe pas triumfit në Kupën e Botës 2026, me momentin më simbolik të ceremonisë që erdhi kur trofeu iu dorëzua kapitenit Rodri. Në skenën e stadiumit në New Jersey, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i dorëzoi trofeun e Kupës së Botës mesfushorit spanjoll, i cili më pas e ngriti lart përpara mijëra tifozëve në stadium dhe miliona të tjerëve që ndiqnin ceremoninë në mbarë botën. WATCH: Spain lifts the FIFA World Cup trophy.

The FIFA World Cup 2026 has come to an end. pic.twitter.com/a6RicPAqZR

— Clash_Intel (@clashax1) July 19, 2026 Futbollistët e “La Roja”-s shpërthyen në gëzim sapo trofeu u ngrit në ajër. Lojtarët spanjollë kënduan, kërcyen dhe festuan një sukses historik, pasi mposhtën Argjentinën 1-0 në finalen e madhe falë golit të Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë.

Për Spanjën, ky është titulli i dytë botëror në histori, pas atij të fituar në vitin 2010 në Afrikën e Jugut. Triumfi i këtij viti kompleton gjithashtu një periudhë të artë për futbollin spanjoll, pas suksesit në Kampionatin Europian.

Rodri, i cili fitoi edhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i Botërorit, ishte ai që pati nderin të ngrejë trofeun në emër të gjithë skuadrës, në një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve spanjollë. Top Channel