Lajme Zone
VIDEO/ Momente emocionuese në Kolumbi, vajza 3-vjeçare shpëtohet e gjallë pas më shumë se 100 orësh nën rrënoja
BotëTop Channel

VIDEO/ Momente emocionuese në Kolumbi, vajza 3-vjeçare shpëtohet e gjallë pas më shumë se 100 orësh nën rrënoja

Një vajzë 3-vjeçare ka sfiduar “dritaren” 72-orëshe për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm në Kolumbinë perëndimore, i cili goditi më 10 gusht me një magnitudë prej 7.4 ballë.

Një vajzë 3-vjeçare ka sfiduar “dritaren” 72-orëshe për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm në Kolumbinë perëndimore, i cili goditi më 10 gusht me një magnitudë prej 7.4 ballë. Ekipet e shpëtimit e nxorën fëmijën gjallë, e cila kishte qenë e bllokuar nën rrënoja për më shumë se 100 orë.

Vajza e vogël u gjet në lagjen Tequendama, me shpëtimin e saj që u prit me duartrokitje dhe brohoritje.

Sipas mediave kolumbiane, fëmija u dërgua menjëherë në spital. 🚨🇨🇴A 3-year-old girl was rescued alive after more than 100 hours under the rubble from the earthquake in Colombia. pic.twitter.com/7vIlKFjzcl

— Semper Raw ™️ (@SemperRaw) August 15, 2026

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, më i forti në Kolumbi këtë shekull, ka lënë të paktën 294 të vdekur dhe gati 4,000 të plagosur, sipas numrit të fundit të përditësuar nga autoritetet. Top Channel