Zjarri në Lungomare Disa prej pushuesve, të gjendur përballë tymit dhe flakëve, u detyruan të dilnin nga dritaret Publikohen pamjet nga zjarri që përfshiu hotelin në zonën e Lungomares në Vlorë, ku shihen momentet kur pushuesit përpiqen të dalin nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit.
Në pamje, shihen disa persona që largohen nga dritarja për tu shpëtuar flakëve. Zjarri ra në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, flakët nisën në lokalin në katin e parë dhe më pas u përhapën në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e objektit. Disa prej pushuesve, të gjendur përballë tymit dhe flakëve, u detyruan të dilnin nga dritaret. Një prej të dëmtuarve ka treguar nga spitali se, pasi kishin parë korridorin të mbushur me tym, ishin drejtuar drejt ballkonit.
“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë i riu.
Si pasojë e ngjarjes, gjashtë persona morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Pesë prej tyre u dërguan më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar: dy në Spitalin e Traumës dhe tre në repartin e djegieve në QSUT. Një tjetër po trajtohet në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Vlorës.zjarr vlore Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zjarri në hotelin në Lungomare, pesë të dëmtuar dërgohen në Tiranë; një vajzë në gjendje të rëndë 16 Gusht 2026, 07:4307:43Kronike Flakët përfshijnë hotelin në Lungomare, 7 persona përfjnë në spital 16 Gusht 2026, 07:1107:11Kronike Mashtrimet online, policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet që synojnë të dhënat bankare! 15 Gusht 2026, 20:0220:02Kronike Kush e donte të vdekur Mir Bitocin? Zbardhet emri i autorit të atentatit të dështuar në Elbasan; policia sekuestron armën 15 Gusht 2026, 18:0518:05Kronike Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Apeli nxjerr nga qelia regjisorin Petri Bozo 15 Gusht 2026, 17:5717:57Kronike Drogë me kamion nga Shqipëria drejt Turqisë, kapen 324 kg marijuanë në Greqi; 2 të arrestuar 15 Gusht 2026, 17:4017:40Kronike

