Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Mijëra protestues vërshojnë në rrugët e Ish-Bllokut, buçasin thirrjet për largimin e Ramës dhe qeverisë


Marshimi masiv i ditës së 64-të të protestës vijon pa ndalim. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, aksioni i qytetarëve ka vijuar drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Marshimi masiv i ditës së 64-të të protestës vijon pa ndalim. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, aksioni i qytetarëve ka vijuar drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit. Mijëra protestues i janë drejtuar rrugëve të Ish-Bllokut, ku po vijojnë lëvizjen me pankarta në duar dhe me thirrje të njëpasnjëshme drejtuar krerëve të politikës. Zëri i turmës së mbledhur vazhdon të buçasë mes rrugëve të zonës, ndërsa kërkesa mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit dhe llogariadhënia e të gjithë kastës politike.

Turma e protestuesve po vijon korin e thirrjeve “Edi Rama o tradhtar”, “Rama jep dorëheqjen!”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”. Pasi përshkuan bulevardin kryesor, protestuesit po përshkojnë rrugët e Ish-Bllokut, duke mbajtur të gjallë qëndresën e tyre në këtë ditë të 64-të radhazi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb