Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Ylli Zallës, i cili u vu në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, me ndërhyrjen e forcave speciale RENEA. Në momentin e arrestimit, Zalla nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe nuk ka folur me efektivët e policisë. Sipas të dhënave paraprake, ai është dorëzuar pas ndërhyrjes së forcave RENEA në operacion. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur një armë zjarri tip kallashnikov, si dhe tre karikatorë të mbushur me fishekë. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të përbashkët të strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse arma dhe municioni i sekuestruar kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb I dyshuar për atentatin e Rinasit ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani/ Kush është Ylli Zalla, dje iu vendos tritol në banesë Në kërkim prej vitit 2025, arrestohet Ylli Zalla – Publikohen pamjet e operacionit. Lamallari: Përgëzime policisë! (VIDEO)
