Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë. Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati edhe tensione. Më pas, u drejtuan drejt Kryeministrisë. Pasi qëndruan për pak kohë përpara godinës së qeverisë e bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, marshuan nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit u kthyen sërish tek godina e Kryeministrisë. Pasi qëndruan për pak kohë, marshuan tek Sheshi Skënderbej, ku u mbyll dhe tubimi. Protestuesit kanë paralajmëruar protestë tepër të madhe më 28 Nëntor, ku do të marrë pjesë dhe diaspora. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 175 mbyllet protesta Tirane
