Themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, është bërë viral në rrjetet sociale pas reagimit të tij gjatë provës së birrës së zezë Guinness, në një episod të podkastit “Cheeky Pint”.
Zuckerberg provoi pijen gjatë një bisede me Alexander Wang, drejtuesin e inteligjencës artificiale në Meta. Por, pas gllënjkës së parë, shprehja e fytyrës së miliarderit ndryshoi dukshëm. Ai ngrysi fytyrën dhe puliti sytë, përpara se të vendoste gotën në tavolinë.
Momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit komentuan reagimin e tij ndaj shijes karakteristike të birrës irlandeze.
“Nuk kam parë kurrë dikë të përpiqet të përtypë një Guinness”, shkroi një komentues, sipas Daily Mail. Të tjerë e krahasuan reagimin e Zuckerberg me atë të një fëmije që provon birrën për herë të parë.
Një moment i shkurtër nga podkasti mjaftoi që miliarderi të bëhej sërish pjesë e diskutimeve në internet, këtë herë jo për teknologjinë apo inteligjencën artificiale, por për një provë birre që nuk duket se i la përshtypjen më të mirë. Mark Zuckerberg pretending to enjoy Guinness is my new favourite thing.
— Mark Malone (@soundmigration) October 12, 2026

