Lajme Zone
Video/ Lumi Danub tërhiqet në shifra historike, rënia e nivelit të ujit zbulon një anije të mbytur që prej vitit 1937
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Lumi Danub tërhiqet në shifra historike, rënia e nivelit të ujit zbulon një anije të mbytur që prej vitit 1937

Nivelet e ujit në lumin Danub kanë rënë në minimum historik në Serbi dhe Kroaci, duke zbuluar brigje të gjera me rërë, anije të mbytura dhe duke shkaktuar probleme serioze për transportin, furnizimin me karburant, peshkimin dhe turizmin.

Nivelet e ujit në lumin Danub kanë rënë në minimum historik në Serbi dhe Kroaci, duke zbuluar brigje të gjera me rërë, anije të mbytura dhe duke shkaktuar probleme serioze për transportin, furnizimin me karburant, peshkimin dhe turizmin. Në qytetin verior serb të Novi Sadit, dhjetëra anije në një marinë kanë mbetur të bllokuara në llum, pasi ujërat e Danubit janë tërhequr me qindra metra.

Valët e të nxehtit dhe thatësira e zgjatur që kanë përfshirë Evropën kanë bërë që niveli i lumit të bjerë në pikën më të ulët historike këtë javë në Kroaci dhe Serbi.

Në Kroaci, tërheqja e ujit ka zbuluar një anije mallrash të mbytur që prej vitit 1937. Ndërsa në lindje të Serbisë kanë dalë në sipërfaqe mbetjet e ndryshkura të një autokolone anijesh gjermane të fsura në vitin 1944, të cilat tashmë përbëjnë rrezik për lundrimin. Danube River water levels fell to record lows this week in Croatia and Serbia, exposing a freight ship that sank in 1937 pic.twitter.com/o3FVsMULnh

— Reuters (@Reuters) July 24, 2026 Edhe në Beograd pasojat janë të dukshme. Pronari i një restoranti ka vendosur tavolina dhe karrige mbi një grumbull gurësh që është shfaqur në mes të lumit pas tërheqjes së ujit.

Rënia e nivelit të Danubit ka goditur edhe sektorin energjetik. Ministrja serbe e Energjisë, Dubravka Djedović-Handanović, deklaroi se importet e karburantit gjatë korrikut kanë arritur vetëm 25% të objektivit mujor, pasi cisternat janë detyruar të lundrojnë me vetëm 30–40% të kapacitetit të tyre për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Përveç transportit, niveli i ulët i Danubit, si edhe i lumenjve Tisa dhe Sava, ka ndikuar negativisht në peshkim dhe turizëm. Ekspertët paralajmërojnë se thatësira mund të ketë pasoja afatgjata edhe për ekosistemin dhe jetën e egër. Top Channel