Lajme Zone
VIDEO/ Krimi në familjen shqiptare në Itali! 21-vjeçari vrau nënën, dyshohet se e goditi 10 herë me thikë, hesht gjatë marrjes në pyetje. Mediat italiane: Një familje e integruar në zonë!
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Krimi në familjen shqiptare në Itali! 21-vjeçari vrau nënën, dyshohet se e goditi 10 herë me thikë, hesht gjatë marrjes në pyetje. Mediat italiane: Një familje e integruar në zonë!

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin shqiptar në Itali, ku një 21-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare, Meleqe Lusha, në banesën e tyre në qytetin e Chiari, në provincën e Breshias.

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin shqiptar në Itali, ku një 21-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare, Meleqe Lusha, në banesën e tyre në qytetin e Chiari, në provincën e Breshias. Autori i dyshuar, Eduart Xhani, u paraqit mëngjesin e kësaj dite në një kazermë të karabinierëve në Kremona, me rroba të njollosura me gjak, ku deklaroi: “Unë e vrava nënën time, ju e gjetët në shtëpi”. Deklarata e tij vuri në lëvizje autoritetet, të cilat shkuan në banesën në Via Tagliata, ku zbuluan trupin e pajetë të 39-vjeçares. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 21-vjeçari dyshohet se e ka goditur nënën rreth dhjetë herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, gjatë natës, përpara se të largohej nga banesa dhe të endej për disa orë, deri në momentin kur vendosi të dorëzohej në polici. Pas marrjes në pyetje, gjyqtarja e Breshias, Laura Matrone, lëshoi urdhër ndalimi ndaj të riut, i cili u dërgua në burgun e Canton Mombello, rreth 12 orë pas dorëzimit të tij. Ende mister motivi i krimit

Hetuesit italianë po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e vrasjes.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 21-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime konkrete për arsyet që e çuan drejt këtij akti. Gjatë marrjes në pyetje, ai është treguar i rezervuar dhe ka pasur vështirësi në komunikim.

Arma e krimit dyshohet të jetë një thikë, e cila ende nuk është gjetur. Ndërkohë, ekspertët kriminalistikë kanë kryer ekzaminime në apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në qytetin e Chiari, ku familja ishte e njohur dhe e integruar në komunitetin lokal.

Kryebashkiaku Gabriele Zotti shprehu dhimbjen për tragjedinë, duke e cilësuar ngjarjen si një episod të pashpjegueshëm.

“Është një familje e njohur dhe e integruar në zonë, ku komuniteti shqiptar është i fortë. Dy vëllezërit e viktimës punojnë në ndërtim dhe janë punëtorë të palodhur. Si kryetar bashkie, jam i përfshirë emocionalisht dhe shpreh ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë familjen”, deklaroi ai.

Edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar kanë shprehur tronditjen për ngjarjen. Dennis Beqiri, president i Shoqatës Shqiptare të Chiarit, i cili e njihte të riun nga afër, e përshkroi atë si një djalë të sjellshëm dhe serioz.

Sipas Beqirit, Eduart Xhani kishte kryer një praktikë shkollore në agjencinë e tij imobiliare dhe ishte karakterizuar gjithmonë nga korrektësia dhe sjellja e mirë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur familjen dhe komunitetin shqiptar në Itali. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: itali krimi