Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Kapet në Krujë 40-vjeçari, i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike


Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Shtegu”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Shtegu”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u zhvillua pas administrimit të informacioneve të siguruara nga puna operative për vendndodhjen e të kërkuarit.

Gjatë ndërhyrjes u lokalizua, u kap dhe u arrestua shtetasi 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi, në vitin 2021, ishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet arrestohetKanabispolicia e krujësTiranë