Lajme Zone
Video/ Kaos në tribunat e Angli-Norvegji, “fluturojnë” grushtet nga tifozi i… Argjentinës
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Kaos në tribunat e Angli-Norvegji, “fluturojnë” grushtet nga tifozi i… Argjentinës

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në tribunat e stadiumit gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, ku disa tifozë u përfshinë në një përleshje fizike.

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në tribunat e stadiumit gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, ku disa tifozë u përfshinë në një përleshje fizike. Pamjet, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë disa persona të veshur me fanella të Argjentinës duke u shtyrë dhe goditur me një tifoz tjetër, ndërsa të pranishmit përpiqen të ndajnë palët dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit.

Situata u vu nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së stadiumit, të cilat larguan personat e përfshirë në incident. 🚨 TRES ARGENTINOS GOLPEAN A UN INGLES CUANDO FESTEJABA LA VICTORIA VS NORUEGA

Sucios adentro y afuera de la cacha… pic.twitter.com/6RKiGL8wH4

— La Catrina Norteña (@catrina_nortena) July 12, 2026 Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në përleshje dhe autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen.

Fakti që në konflikt u përfshinë tifozë me fanella të Argjentinës ka ngjallur shumë komente në rrjetet sociale, pasi kombëtarja argjentinase nuk ishte pjesë e kësaj sfide.

Pavarësisht tensioneve në tribuna, ndeshja nuk u ndërpre dhe u zhvillua normalisht. Në fushë, Anglia arriti të përmbysë Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë dy golave të Jude Bellingham. Top Channel