“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, janë thirrjet që jehojnë gjatë marshimit në rrugët e Tiranës. Prej 80 ditësh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të tij. Gjithashtu gjatë marshimit kanë vijuar me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg, Belinda në burg”. Protestës ia janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora. Ndërsa më datat 14, 15 dhe 16 gusht, Diaspora mori pjesë masivisht në protestën kundër Ramës, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe një qeveri teknike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
