Mallakastër- Forcat operacionale të angazhuara gjatë ditës së sotme në terren kanë bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit në zonën Drenie–Lofkënd–Ngraçije. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe strukturave të angazhuara në operacion, zjarri është izoluar dhe situata po mbahet nën monitorim. Aktualisht, puna vijon në pjesën e vatrës së zjarrit që ndodhet në ekonominë pyjore të Gjinoqarës, ku ekipet po vijojnë përpjekjet për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Forcat operacionale mbeten në terren për të garantuar kontrollin e plotë të situatës dhe për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: mallkaster zjarr
