Lajme Zone
VIDEO/ Gol në debutim, Asllani e nis me këmbën e mbarë
SportCNA

VIDEO/ Gol në debutim, Asllani e nis me këmbën e mbarë

Kristjan Asllani ka bërë një debutim ëndrrash me skuadrën e tij të re, Al Jazira. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u shfaq menjëherë protagonist në përballjen e fituar në transfertë ndaj Shabab Al-Ahli Dubai. Sfida e vlefshme për javën e katërt të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe u mbyll me rezultatin 3-1 në favorit të miqve. Asllani e nisi takimin nga stoli, duke u aktivizuar në fushë v

Kristjan Asllani ka bërë një debutim ëndrrash me skuadrën e tij të re, Al Jazira.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u shfaq menjëherë protagonist në përballjen e fituar në transfertë ndaj Shabab Al-Ahli Dubai. Sfida e vlefshme për javën e katërt të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe u mbyll me rezultatin 3-1 në favorit të miqve.

Asllani e nisi takimin nga stoli, duke u aktivizuar në fushë vetëm në minutën e 64-t. Megjithatë, kjo kohë i mjaftoi mesfushorit kuqezi për të lënë gjurmë në lojë.

Në minutën e 91-të, Asllani realizoi një supergol me një gjuajtje nga jashtë zone që vulosi përfundimisht fitoren e ekipit të tij. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.