Franca po përballet me një valë të re protestash masive këtë të enjte, më 5 nëntor, ku autoritetet presin pjesëmarrjen e 500 mijë deri në 700 mijë qytetarëve në demonstrata në mbarë vendin. Sipas BBC-së, janë planifikuar më shumë se 250 protesta dhe marshime, ndërsa disa prej tyre kanë nisur që në orët e para të ditës. Në Paris pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra protestues. Për të garantuar rendin dhe sigurinë, Ministria e Brendshme franceze ka angazhuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në zonat ku janë paralajmëruar tubimet. Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka paralajmëruar se autoritetet do të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj çdo akti dhune, duke deklaruar se reagimi i policisë do të jetë “i pamëshirshëm” në rast incidentesh. 🚨🇫🇷 France ERUPTS: student protests SPREAD to major cities as blockades and clashes BEGIN. Roads are being blocked, and the first confrontations with police are already breaking out.
— Global Dissident (@GlobalDiss) November 5, 2026 Protestat organizohen nga pesë sindikata të sektorit publik dhe privat. Ndër kërkesat kryesore të demonstruesve janë rritja e pagave për përballimin e kostos së jetesës, mbrojtja e shërbimeve publike, përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe punësimi i më shumë mësuesve.
Kryetarja e sindikatës CFDT, Marilise Leon, ka theksuar se kërkesat nuk kufizohen vetëm te paga minimale, por përfshijnë edhe një rritje neto prej 100 eurosh në muaj për punonjësit.
Manifestation SAUVAGE à l’appel de l’AG interpro Paris-Est. Des centaines de personnes dans les rues, devant le ministère de l’Intérieur, pour construire une GRÈVE de masse politique contre le gouvernement.
— Révolution Permanente (@RevPermanente) November 5, 2026 Përballë pakënaqësisë në rritje, qeveria franceze ka tentuar të zbusë tensionet përmes disa masave, përfshirë uljen e kostove të karburantit dhe lirimin e 10 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike.
Gjithashtu, ministrat u kanë premtuar studentëve reformimin e platformës së pranimeve në universitete, Parcoursup, me synimin që ajo të zëvendësohet përfundimisht deri në vitin 2028.
Megjithatë, këto masa nuk duket se kanë mjaftuar për të qetësuar pakënaqësinë. Protestuesit kërkojnë reforma më të thella ekonomike dhe sociale, ndërsa Franca përgatitet për një tjetër ditë të tensionuar në rrugë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: France

