Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Flakët përfshijnë katin e pestë të një pallati në Sarandë, ndërhyjnë zjarrfikësit


SARANDË – Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës. Mësohet se banesa ku ka rënë zjarri përdorej si lavanderi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke penguar përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh.

SARANDË – Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës. Mësohet se banesa ku ka rënë zjarri përdorej si lavanderi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke penguar përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të zjarrit. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përshkallëzimin e situatës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb