Kjo është bombola e gazit, e cila shkaktoi shpërthimin e fuqishëm në pallatin e Elbasanit, duke lënë pas dy viktima, dhjetëra të lënduar dhe të gjithë godinën të pabanuar. Bombola ishte vendosur në katin 0 të pallatit, ndërsa përmes një tubi, gazi shkonte në katin e tretë, aty ku ndodhi shpërthimi. Dyshohet se rrjedhja e gazit ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm, ndërsa viktimë mbeti pronari i banesës, Hamit Ibro, 69 vjeç, e po ashtu viktimë mbeti dhe një tjetër banore në këtë pallat, Hatixhe Berisha, 82 vjeçe. Top Channel

