Pamje nga vendi i ngjarjes Viktimat janë piloti dhe pesë pasagjerët. Helikopteri ishte nisur nga Markopoulo dhe u rrëzua gjatë uljes në ishull, ndërsa menjëherë pas përplasjes shpërtheu zjarr. Një helikopter privat është rrëzuar pasditen e sotme, në ishullin Sifnos të Greqisë, ku kanë humbur jetën tre persona.
Sipas raportimit të medias greke “Protothema”, ekipet e shpëtimit nxorën të pajetë nga helikopteri pilotin dhe dy pasagjerët që ai po transportonte drejt ishullit.
Helikopteri u rrëzua pak pas orës 18:00 në zonën Tholos, pranë heliportit të Sifnos. Mjeti fluturues ishte ngritur nga Markopoulo dhe aksidenti ndodhi gjatë uljes në ishull.
Menjëherë pas rrëzimit shpërtheu zjarr, ndërsa helikopteri përfi pranë banesave. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit u angazhuan në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen e personave që ndodheshin në bord.
Departamenti grek i Zjarrfikësve bëri të ditur se Qendra Operacionale mori njoftimin për aksidentin rreth orës 18:17 të 17 gushtit.
Në operacion u angazhuan fillimisht dy zjarrfikës me një automjet. Një ekip tjetër shpëtimi u nis nga Syros drejt Sifnos me motoskafin RAFNAR të Departamentit të Zjarrfikësve.
Pamjet e publikuara pas aksidentit tregojnë tymin dhe zjarrin në zonën ku u rrëzua helikopteri. @ingr_news
Σύμφωνα με τις πρώτες πληροφορίες στο ελικόπτερο επαιβαν μαζί με τον χειριστή τα οποία εντοπίστηκαν χωρίς τις αισθήσεις τους. Επιχειρούν 2 πυροσβέστες με 1 όχημα, ενώ μεταβαίνει ομάδα διάσωσης απο Σύρο με ταχύπλοο σκάφος RAFNAR του Πυροσβεστικού Σώματος. Διαβάστε περισσότερα στο in.gr ???? #ingr #sifnos #greecetiktok #fy #fyp
♬ πρωτότυπος ήχος - in.gr Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkakun që çoi në rrëzimin e helikopterit gjatë uljes. Hetimet pritet të përcaktojnë dinamikën e aksidentit dhe rrethanat në të cilat humbën jetën piloti dhe çifti i pasagjerëve.rrezohet helikopteri greqi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Mos krijo pengesa”/ Kushner përballet me Netanyahun, plani për Gazën mbetet në ngërç 17 Gusht 2026, 17:1517:15Rajoni dhe Bota Irani kërcënon SHBA-në me 'përshkallëzim' nëse marrëveshjet nuk respektohen 17 Gusht 2026, 16:4316:43Rajoni dhe Bota Si i anashkaloi Kim Jong-un sanksionet dhe futi deri në 22 miliardë dollarë në arkën e Phenianit 17 Gusht 2026, 16:2616:26Rajoni dhe Bota Trump fut Jared Kushnerin në lojë, takim i rrallë me kreun e Hamasit 17 Gusht 2026, 14:4214:42Rajoni dhe Bota Trump kërcënon Omanin: Do t'ju bombardojmë pa mëshirë nëse pengoni marrëveshjen me Iranin 17 Gusht 2026, 14:3014:30Rajoni dhe Bota Figura kyçe në hije e regjimit; si i anashkaloi Trump negociatorët iranianë dhe kontaktoi Gardën Revolucionare 17 Gusht 2026, 13:5113:51Rajoni dhe Bota

