Lajme Zone
VIDEO/ Deputeti australian surprizon partneren në fjalimin e lamtumirës, i propozon martesë para gjithë parlamentit
PolitikëGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Deputeti australian surprizon partneren në fjalimin e lamtumirës, i propozon martesë para gjithë parlamentit

Një fjalim lamtumire në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor, në Australi, është kthyer në një moment romantik, pasi deputeti Jordan Lane i propozoi martesë partneres së tij prej më shumë se 10 vitesh, përpara kolegëve dhe të pranishmëve.

Deputeti i Partisë Liberale, i cili kishte njoftuar dorëheqjen një muaj më parë, mbajti fjalimin e tij të fundit të enjten, më 19 nëntor. Por, në vend që ta mbyllte me një mesazh politik, ai kishte përgatitur një surprizë të veçantë për partneren e tij, Natalie.

Gjatë fjalimit, Lane ndërpreu papritur fjalën dhe iu drejtua kryetarit të Parlamentit: “Zoti kryetar, si deputet i zonës së Ryde, pyetja ime e fundit është për dashurinë e jetës sime, Natalie”.

Më pas, duke iu kthyer partneres, ai e pyeti: “A do të martohesh me mua?”. Përgjigjja ishte pozitive dhe salla e Parlamentit shpërtheu në duartrokitje. Lane i vendosi unazën e fejesës në gisht partneres, përpara se çifti të shkëmbente një puthje në mes të sallës.

I emocionuar nga momenti, deputeti kërkoi që përgjigjja e Natalie-t të regjistrohej edhe në procesverbalin zyrtar të Parlamentit. “Do të doja të shënohej në procesverbal se ajo tha ‘po’”, u shpreh ai.

Pas propozimit të pazakontë, kryetari i Asamblesë Legjislative të Uellsit të Ri Jugor, Greg Piper, e komentoi me humor ngjarjen, duke deklaruar se Parlamenti i 58-të do të mbahet mend si “Parlamenti i dashurisë”. View this post on Instagram Burimi: 7NEWS Australia