Lajme Zone
Video/ Deputetët e PS largohen fshehurazi nga Kuvendi, protestuesit i presin me vezë
PolitikëPamfleti

Video/ Deputetët e PS largohen fshehurazi nga Kuvendi, protestuesit i presin me vezë

Qindra qytetarë kanë qëndruar për orë të tëra përpara Kuvendit, duke pritur daljen e zyrtarëve të mazhorancës. Për këtë arsye, deputetët socialistë nuk po largohen nga hyrja kryesore, por po shoqërohen nga efektivët e policisë përmes daljeve të tjera të godinës.

Momenti kur sulmohet një makinë Pas mbylljes së seancës plenare, socialistët po largohen nga daljet anësore të Parlamentit për të shmangur protestuesit. Një automjet me deputetë u godit me vezë, ndërsa policia ndërhyri për të larguar turmën. Pas mbylljes së seancës plenare, deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të largohen nga godina e Kuvendit nën masa të forta sigurie, duke përdorur daljet anësore dhe të pasme të Parlamentit për të shmangur përballjen me protestuesit që vijojnë të jenë të grumbulluar jashtë.

Qindra qytetarë kanë qëndruar për orë të tëra përpara Kuvendit, duke pritur daljen e zyrtarëve të mazhorancës. Për këtë arsye, deputetët socialistë nuk po largohen nga hyrja kryesore, por po shoqërohen nga efektivët e policisë përmes daljeve të tjera të godinës.

Gjatë largimit të tyre u regjistrua edhe një incident. Një automjet, brenda të cilit ndodheshin deputetë, u godit me vezë nga protestuesit. Nuk dihet ende se cilët deputetë ndodheshin në mjet në momentin e sulmit. Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të larguar protestuesit nga zona dhe për të krijuar korridor sigurie për automjetet që dilnin nga Kuvendi. Në perimetrin e Parlamentit është shtuar ndjeshëm prania e forcave të rendit, ndërsa janë vendosur në lëvizje edhe autobotët me ujë, në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Tensionet jashtë Kuvendit vijojnë edhe pas përfundimit të seancës, ndërsa protestuesit mbeten në zonë duke kundërshtuar qeverinë dhe duke tentuar të pengojnë largimin e përfaqësuesve të mazhorancës. Situata po monitorohet nga një numër i madh efektivësh policie, të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit dhe po shoqërojnë daljen e deputetëve socialistë.sulme me veze 2 Komente b beni 23 Korrik 2026, 18:29 Eshte gjeja me e vogel me e paperfillshme. Keta rufjaner duhen var me koke poshte ne shesh e ti peshtyj gjithe populli. Përgjigjjuni T Tomorri 23 Korrik 2026, 22:38 Ku ta kene. Me keq se keta nuk kam pare e degjuar. Mjaft eshte mjaft. Keta nuk ngopen. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Nëse nuk ka presion, ata do të vazhdojnë të shesin Shqipërinë! 23 Korrik 2026, 16:3616:36Aktualitet Seanca plenare drejt fundit, protestuesit presin deputetët me vezë para Parlamentit 23 Korrik 2026, 16:1816:18Aktualitet Tubimi para Kuvendit, policia shoqëron 11 protestues 23 Korrik 2026, 15:4015:40Aktualitet Kërkoi zëvendësimin e masës në këmbim të garancisë pasurore, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt 23 Korrik 2026, 15:1915:19Aktualitet Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin 23 Korrik 2026, 13:4113:41Aktualitet Tensione në Kuvend! Opozita bllokon foltoren gjatë diskutimit për reformën territoriale, Peleshi ndërpret seancën 23 Korrik 2026, 12:5412:54Aktualitet