Përplasja te PD Pamjet e reja tregojnë një numër të madh protestuesish që hyjnë në oborrin e Partisë Demokratike, përpara se policia të ndërhyjë me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës. Ndërsa Berisha akuzon Ramën për një skenar kundër opozitës, përfshirja e militantëve dhe strehimi në seli i jep argumente mazhorancës të sulmojë protestën... Sali Berisha vijon t'i japë Ramës argumente për të sulmuar protestën. Sot pati tensione te selia e PD dhe pak më parë janë publikuar pamjet e përplasjes me policinë.
Në fillim të pamjeve duken demonstruesit që futen në ambientet e jashtme të selisë së opozitës. Pak çaste më vonë, një automjet ujëhedhës i policisë drejton ujë me presion ndaj tyre, duke i detyruar të vrapojnë drejt hyrjes së godinës.
Ndërhyrja vijon me hedhjen e gazit lotsjellës në oborrin e Partisë Demokratike. Gjatë incidentit, policia shoqëroi disa persona dhe vendosi një kordon te porta e jashtme, ndërsa nga godina dolën deputetë demokratë. Në vendngjarje mbërriti edhe një ambulancë. Por këto pamje tregojnë se si Berisha po tenon ta prishë protestën. Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur si një lëvizje studentore, por pjesëmarrja e militantëve të Partisë Demokratike dhe përfshirja gjithnjë e më e dukshme e përfaqësuesve të opozitës krijojnë hapësirë që mazhoranca ta paraqesë atë si një aksion të organizuar politikisht.
Kjo është një pikë delikate për vetë protestën. Ndërsa studentët kanë dalë në rrugë me kërkesa kundër qeverisë dhe vetë Sali Berishës, prania e militantëve partiakë e zhvendos debatin publik nga arsyet e pakënaqësisë së të rinjve te rivaliteti mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar Ramën se kishte përgatitur një skenar për të nxitur sulme ndaj selive të dy partive kryesore politike. Sipas tij, ndërhyrja e policisë në oborrin e selisë demokratike ishte një veprim hakmarrës, pasi ky skenar kishte dështuar.
“Nuk ka pasur asnjë tentativë nga asnjë protestues që të kryejë dëmin më të vogël ndaj kësaj partie. Paralajmëroj Edi Ramën se do të mbahen personalisht përgjegjës si manipulatorë të shpifur që bëjnë gjithçka brenda protestës kundër protestës”, deklaroi Berisha.
Megjithatë, daljet e vazhdueshme publike të Berishës dhe përfshirja e strukturave e militantëve demokratë në zhvillimet e protestës i japin Partisë Socialiste mundësinë të argumentojë se pas demonstratave studentore qëndron opozita. Nuk vonoi shumë dhe Taulant Balla doli me vrap me të njëjtin argument: "Maskat ranë! “Studentët” rikthehen në “Universitetin”35 vjeçar të dhunës, Selinë e Sali Berishës. Prokuroria e Tiranës të shkojë sonte nëse do ta hetojë sepse nesër do jenë fshire serverat dhe kamerat, siç Saliu bëri me 21 Janar". Pra duket se ka një lloj koordinimi. Fillimisht Berisha çoi dhëndrin dhe deputetët, por kur i morën me shkelma ka çuar militnatët, të cilët më pas i strehon në seli dhe u shkatëron gjithë mundin studentëve dhe i jep argument Ramës të sulmojë. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Rama nxjerr sërish fadromat, "zhvesh" bulevardin nga pllakat 18 Tetor 2026, 22:0522:05Aktualitet Rreth 200 pedagogë mbështesin largimin e Ramës, kërkojnë krijimin e një qeverie teknike 18 Tetor 2026, 21:4821:48Aktualitet Gazi lotsjellës te PD-ja, reagon Policia e Shtetit: Grupi i molotovëve u fut në seli dhe na sumoi 18 Tetor 2026, 21:4021:40Aktualitet Protestat në Tiranë, 28 të lënduar përfjnë në spital; mes tyre efektivë policie, protestues dhe gazetarë! 18 Tetor 2026, 21:2421:24Aktualitet Qetësohet situata në Tiranë pas disa orësh kaosi, policia nis shoqërimin e protestuesve 18 Tetor 2026, 21:2321:23Aktualitet Spartak Ngjela shtron dilemën “hamletiane”: Shqipëria apo Rama? 18 Tetor 2026, 21:1321:13Aktualitet

