Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Aksident në Unazën e Madhe në Farkë – Përmbyset makina së bashku me një fadromë, dyshohet për një të plagosur


Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës.

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës. Sipas raportimeve paraprake, një automjet është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës dhe duke bllokuar qarkullimin. Nga të dhënat e para nga vendngjarja, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe përmbysjes së mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë Rrugore. Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për lehtësimin e trafikut si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të këtij aksidenti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb