Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

VIDEO/ Aksident në rrugën pranë portit në Durrës, përplasen dy automjete


Durrës – Një aksident rrugor është shënuar mesditën e kësaj të diele në rrugën pranë portit të Durrësit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Durrës – Një aksident rrugor është shënuar mesditën e kësaj të diele në rrugën pranë portit të Durrësit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja, njëri prej automjeteve ka përfunduar mbi trotuar. Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AksidentDurrës