Lajme Zone
Video/ Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me një automjet tjetër, një i plagosur
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me një automjet tjetër, një i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet. Video Player Up/Down Arrow keys to increase or decrease volume.

Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Top Channel