Lajme Zone
Video/ Aksident i rëndë në Francë, autobusi me nxënës del nga rruga, mendohet për viktima
BotëTop Channel

Video/ Aksident i rëndë në Francë, autobusi me nxënës del nga rruga, mendohet për viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, ku një autobus është përfshirë në një aksident rrugor, duke shkaktuar disa viktima, sipas autoriteteve lokale.

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, ku një autobus është përfshirë në një aksident rrugor, duke shkaktuar disa viktima, sipas autoriteteve lokale. Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, deklaroi se autobusi dyshohet se po transportonte nxënës, ndërsa prefektura lokale bëri të ditur se bëhej fjalë për një autobus ndërqytetës.

Pamjet e transmetuara nga televizioni francez BFM TV tregojnë një autobus që është aksidentuar në një kanal në anë të rrugës, ndërsa një grup njerëzish qëndronin jashtë tij. 🚨🇫🇷 PLUSIEURS DIZAINES DE VICTIMES DANS L’ACCIDENT DE BUS.

L’accident a eu lieu à Lent, à quelques kilomètres de Bourg en Bresse

Opérations de desincarcerations en cours.

— Vincent Insights (@Gandalfluenza) November 6, 2026 Sipas BFM TV, nga aksidenti raportohet se kanë humbur jetën dy persona, edhe pse një zëdhënës i shërbimit të mbrojtjes civile deklaroi se ky informacion nuk mund të konfirmohej ende. Edhe prefektura lokale tha se ende nuk kishte konfirmim zyrtar për persona të vdekur.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi se ishte nisur drejt vendngjarjes. Top Channel