Një incident është regjistruar para godinës së Kuvendit, ku vijon protesta e qytetarëve paralelisht me nisjen e seancës plenare. Në fokus të përplasjes ishin ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj, të cilët sipas tyre po qëndronin në trotuar pa kryer asnjë veprim provokues.
Në pamjet e publikuara dëgjohet Goxhaj duke kërkuar nga efektivët shpjegim për arsyen e largimit të tij, duke u shprehur: “A po të cenoj? Arsyeja pse duhet të lëviz nga trotuari? Është trotuar.”
Pavarësisht kundërshtimit të tyre për t’u larguar, efektivët e policisë i kanë kapur nga krahu dhe i kanë larguar nga zona përpara Parlamentit.
Situata është shoqëruar me tension, ndërsa policia ka marrë masa të shtuara sigurie në kuadër të protestës së zhvilluar para Kuvendit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

