Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ 95 ditë protestë, qytetarët vijojnë rezistencën, marshim në kryeqytet: Rama, jepe dorëheqjen! Poshtë patronazhistët


95 ditë në shesh dhe 95 ditë protestë, qytetarët vijojnë qëndresën kundër klasës politike, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

95 ditë në shesh dhe 95 ditë protestë, qytetarët vijojnë qëndresën kundër klasës politike, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Protesta ka vijuar edhe me marshim në rrugët e Tiranës, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama, jep dorëheqjen”. Një tjetër kërkesë e protestuesve lidhet me lirimin e personave të shoqëruar nga policia gjatë protestës së 94-t, pas tensioneve të krijuara para Kryeministrisë. “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet që vijojnë të dëgjohen gjatë protestës. Qytetarët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë nga nisja e saj, pritet një mobilizim më i madh përpara Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb