Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar rrethanat e emërimit të Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke hedhur poshtë interpretimet konspirative rreth zgjedhjes së saj.
Rama tha se Hyseni fillimisht kishte nisur të punonte pranë tij si këshilltare dhe se, pas një periudhe në këtë detyrë dhe në bazë të referencave nga shërbime partnere, u emërua në drejtimin e SHISH.
“Orvatjet për ta shpjeguar emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend.
Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrsesi më i drejtë kur njerëzit e sotëm nën hetim nga prokuroria linçohen në tezgat mediatike, as kjo shoqëri nuk bëhet kurrsesi më e mirë kur i fryn zjarrit të atyre turrave”, tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
