Lajme Zone
Vetplagoset aksidentalisht me armë teksa po e pastronte në Pejë
Të tjeraTelegrafi

Vetplagoset aksidentalisht me armë teksa po e pastronte në Pejë

Një person është plagosur me armë zjarri të hënën rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Një person është plagosur me armë zjarri të hënën rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas Policisë, personi i plagosur fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.I plagosuri ka deklaruar para policisë se ishte vetplagosur aksidentalisht derisa po e pastronte një armë të gjatë.“Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime”, ka deklaruar Rugova.Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit./Telegrafi/