Veteranët kundër Ramës Kërkesa për përjashtimin e Elisa Spiropalit ka nxjerrë në pah kundërshtitë brenda Partisë Socialiste. Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko mësohet se kanë dalë kundër propozimit të kryeministrit, ndërsa një tjetër zhvillim vjen nga Erion Veliaj, i cili i është drejtuar Asamblesë me një letër. Partia Socialiste po përballet me një situatë të tensionuar brenda radhëve të saj, ku kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës ka nxjerrë në pah kundërshti nga disa prej figurave më të vjetra dhe me peshë politike në këtë forcë.
Mësohet se, përveç Fatmir Xhafajt, kundër përjashtimit të Spiropalit janë pozicionuar edhe Erion Braçe dhe Pandeli Majko, tre emra që kanë qenë pjesë e zhvillimeve kryesore politike të socialistëve ndër vite.
“Partia Socialiste nuk është parti e përjashtimeve, por duhet t'i zgjidhë brenda saj të gjitha problematikat”, mësohet të kenë qenë qëndrimet e tyre gjatë diskutimeve.
Qëndrimi i tre socialistëve merr rëndësi edhe për shkak të raporteve të ndryshme që ata kanë pasur me drejtimin e partisë. Erion Braçe ka qenë vazhdimisht një zë kritik për çështje të qeverisjes dhe vendimmarrjes politike, duke mos i kursyer kundërshtitë publike edhe kur ato kanë prekur kabinetin e drejtuar nga Rama. Detaje të reja nga përplasja Rama-Spiropali në Asamblenë e PS: Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica
14 Nëntor, 15:06 Ndryshe nga Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë mbajtur përgjithësisht një profil më të rezervuar në shprehjen publike të pakënaqësive, megjithëse në momente të caktuara kanë pasur qëndrime të ndryshme nga drejtimi i partisë.
Këtë herë, sipas informacioneve nga mbledhja, të tre janë bashkuar në kundërshtimin e një mase përjashtimi ndaj Spiropalit, duke kërkuar që debatet politike dhe mosmarrëveshjet të trajtohen brenda strukturave të PS-së. Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj del kundër Ramës
14 Nëntor, 13:17 Ndërkohë, nga krahu tjetër kemi Erion Veliajn, i cili i ka shpallur luftë Ramës. Nga paraburgimi në Fier, Veliaj u ka dërguar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare një letër të gjatë, në të cilën kritikon mënyrën e drejtimit të Partisë Socialiste dhe kërkon nisjen e procedurës për një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të saj.
Në letrën me titull “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj e akuzon Ramën për përqendrim të vendimmarrjes, dobësim të demokracisë së brendshme dhe zëvendësim të debatit politik me besnikërinë ndaj drejtuesit. Ai kërkon që socialistët të diskutojnë hapur përgjegjësinë politike të kryetarit për mënyrën se si funksionon sot partia.
Megjithatë, ndryshe nga qëndrimi ndaj Spiropalit dhe Ndrecës, Rama nuk ka kërkuar përjashtimin e Veliajt. Gjatë diskutimeve në Asamble, kryeministri mësohet të jetë shprehur se për kryebashkiakun e Tiranës nuk duhet të merret një masë e tillë, për shkak të situatës në të cilën ndodhet.
“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, mësohet të ketë thënë Rama.
Në fund, edhe pse pritej përjashtimi i Spiroplit dhe Ndrecës, Rama duket se është tëhequr. Nuk dihet nëse ka qenë strategji apo kreu i qeverisë e di se një lëvizje e tillë do ta trazonte situatën dhe në minutat e fundi bëri hap pas. /Pamfleti rama xhafaj brace 1 Komente O Opionisti 14 Nëntor 2026, 16:22 Pandeli MAJKO DO KRIJO PPARTINE TE RE Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Detaje të reja nga përplasja Rama-Spiropali në Asamblenë e PS: Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica 14 Nëntor 2026, 15:0215:02Politike Ervin Demo e Albana Koçiu, bashkëkryetarë për Tiranën, Manastirliu mbetet drejtuese qarku 14 Nëntor 2026, 14:2914:29Politike Përfn Asambleja e PS, a u hodh në votim përjashtimi i Elisa Spiropalit? 14 Nëntor 2026, 14:2514:25Politike “Shoferi më i sigurt i qeverisë”, Rama batuta me Gonxhen: Nuk e kam fjalën për timonin 14 Nëntor 2026, 13:4113:41Politike Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj del kundër Ramës 14 Nëntor 2026, 13:1513:15Politike Përkuluni para Moskës ose harrojeni paqen/ Putini kërkon të gjunjëzojë Europën, Trump përballë ultimatumit që mund të tronditë NATO-n 14 Nëntor 2026, 13:0013:00Politike

