Lajme Zone
Vetëm shtatë muaj në ekip, Agim Ibraimi jep dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Partizanit
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vetëm shtatë muaj në ekip, Agim Ibraimi jep dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Partizanit

Veç Ibraimit, nga ekipi janë larguar edhe futbollistët Kamer Qaka e Lorent Shabani.

U prezantua në klubin e Partizanit më 9 janar të këtij viti, por aventura e drejtorit spotiv Agim Ibraimi me 'Demat e Kuq' ka zgjatur vetëm shtatë muaj. Mediet në vend bëjnë me dije se shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante dhe bashkë me të janë larguar edhe futbollistët Kamer Qaka e Lorent Shabani. Këto largime vijnë vetëm pak ditë pasi klubi i Partizanit prezantoi trajnerin e ri, rumunin Florin Bratu. Më parë ishin Vusal Isgandarli, Carlos Martinez, Altin Bytyçi dhe Amos Nondi që ndanë rrugët me klubin e kuq. Ndërkohë Alban Hoxha i dha fund futbollit të luajtur, ndërsa tashmë mban postin e trajnerit të portierëve. LEXO edhe...Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Tiranë-Durrës Kujtojmë se në sezonin 2024-25, Agim Ibraimi mbajti postin e drejtorit sportiv te klubi i KF Tiranës. S.Dh/ReportTv.al agim ibraimi partizani Tirane superliga Florin Bratu Kamer Qaka Lorent Shabani Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 68.9% Jo 27.7% Disi 3.4% Vota total: 736 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?