Lajme Zone
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u kalua pa mbështetjen e opozitës dhe do t’i paraqitet për miratim seancës plenare të Kuvendit. Shtyrja e afatit synon t’i japë më shumë kohë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për vijimin e punës dhe përgatitjen e ndryshimeve të mundshme në kuadrin zgjedhor. Në lidhje me këtë reagoi edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp këtë të enjte, ku tha se Partia Socialiste kërkon ta miratojë reformën pa PD-në. “PS kërkon ta miratojë pa PD-në. Ne konstatojmë se po ndërpritet procesi. Nuk kanë përfunduar konsultat e parashikuara dhe të miratuara sipas rregullave. Boçi ka bërë një punë të shkëlqyer, serioze dhe sapo Boçi kërkoi atë që ne kemi pasur si kusht, që ky komision të asistohet nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KiE-së, që është edhe instituti me ekspertizën më të madhe në këtë fushë, papritmas Rama urdhëron komisionin që të shkojë në mënyrë të njëanshme. Ne kemi platformën tonë, por e besuam dhe e vlerësuam që të kemi një këshilltar të mençur, që ka të gjithë ekspertizën europiane të reformave territoriale, për të bërë më të mirën. PS do të shkojë veçmas, kjo është zgjidhja e tyre. Ne qëndrojmë kundër variantit të paraqitur prej tyre, kundër ekzistueses dhe do të bëjmë gjithë përpjekjet për të kundërshtuar këtë reformë”, tha Berisha.