Lajme Zone
Vetëm 30 minuta shi, përmbyten rrugët kryesore të Elbasanit
Të tjeraSyri

Vetëm 30 minuta shi, përmbyten rrugët kryesore të Elbasanit

Do të mjaftonin 30 minuta reshje të dendura shiu pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit për të krijuar përmbytje në rrugën kryesore të qytetit. Në disa zona trotuaret janë mbuluar nga uji, situatë kjo që u ka vështirësuar kalimin qytetarëve.

Do të mjaftonin 30 minuta reshje të dendura shiu pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit për të krijuar përmbytje në rrugën kryesore të qytetit. Në disa zona trotuaret janë mbuluar nga uji, situatë kjo që u ka vështirësuar kalimin qytetarëve. Probleme janë shfaqur edhe për automjetet, me ujërat e grumbulluara që kanë ngadalësuar qarkullimin dhe kanë krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.Lexo edhe:Fluks i shtuar në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra qytetarë udhëtojnë për protestat Situata është raportuar problematike edhe në disa akse rrugore kombëtare që lidhin Elbasanin me qytetet e tjera. Në segmente të caktuara ka prani të ujërave të rrëmbyeshëm dhe inertesh të sjella nga rrjedhjet, duke rritur rrezikun për drejtuesit e automjeteve. Reshjet pritet të vijojnë të ndikojnë në disa zona të qarkut, ndaj situata mbetet dinamike dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm.