Lajme Zone
Veseli dhe Krasniqi mbeten në paraburgim, Gjykata ua refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm
PolitikëTelegrafi

Veseli dhe Krasniqi mbeten në paraburgim, Gjykata ua refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se Trupi Gjykues II ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke i refuzuar njëherësh kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se Trupi Gjykues II ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke i refuzuar njëherësh kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm.Sipas njoftimit zyrtar, në vendimet e marra më 15 korrik 2026, Trupi Gjykues vlerësoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqe konkrete që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera, duke e bërë të domosdoshëm vazhdimin e paraburgimit. “Në vendimet e fundit lidhur me rishikimin e paraburgimit të 15 korrikut 2026, Trupi Gjykues II urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit dhe rrëzoi kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm. Trupi Gjykues konstatoi se ekzistojnë ende rreziqet se të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/