Temperaturat janë në kulm, por duket se konkurrenca më e fortë e kësaj vere nuk është në plazh, por në Instagram. Moderatorë, modele dhe influencere shqiptare kanë “pushtuar” rrjetet sociale me foto që nuk kanë kaluar pa u komentuar.
Nga brigjet ekzotike e deri te bregdeti shqiptar, vajzat e njohura të ekranit po shijojnë ditët e pushimeve mes detit kristal, jahteve luksoze, koktejeve freskuese dhe perëndimeve spektakolare. Ajo që bie menjëherë në sy është ngjyra perfekte çokollatë, trupat e tonifikuar dhe bikini-t që po kthehen në trendin e sezonit.
Në kolazhin tonë nuk mungojnë emra të njohur si Luana Vjollca, e cila vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj glamuroze, Oriola Marashi, që edhe këtë verë po dëshmon pse mbetet një nga modelet shqiptare më të ndjekura, Dolce me stilin e saj provokues, apo Franceska Jaçe, e cila po merr pafund komplimente për linjat dhe look-un veror.

