Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një reagim ku shprehet se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë dhe as pjesëmarrje në pushtet me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja.
Në postimin e saj në rrjetet sociale ku ka ndarë dhe konferencën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani thotë se vendit i duhet një president që mbron Kushtetutën dhe vendin. “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin.
Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, shkruan Osmani në postimin e saj. Kujtojmë se në konferencën e zhvilluar pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se partia e tij tërhiqet nga çdo kërkesë për poste dhe pjesëmarrje në qeveri.
Abdixhiku tha se partia e tij nuk do asnjë post ministri dhe të gjitha mund t’i mbajë Vetëvendosja, ndërsa LDK merr përsipër pa asnjë përfitim të kontribuojë në zgjedhjen e krizës politike në vend.
Në deklaratën e tij, ai tha se LDK heq dorë dhe nga kërkesa për të pasur postin e Presidentit të Republikës. Partia e drejtuar nga Abdixhiku është tërhequr gjithashtu dhe nga kërkesa që Kryeparlamentari të ishte nga radhët e tyre. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

